Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
Çmimi si lojtari më i mirë i xhiros së 19-të iu dha futbollistit të Dritës, Hamdi Namanit.
Namani shkëlqeu në fitoren 7:0 të Dritës ndaj Feronikelit, duke shënuar tre gola.
Mesfushori i Dritës arriti të shënonte tre golat e parë të sfidës, derisa tjerët u shënuan nga Simonovski, Muja, Ajzeraj dhe Tahiri.
Ndërkaq ky ishte goli i katërt për këtë sezon i Namanit.
Me këtë fitore të thellë që e arriti Drita, tani ata kanë marrë kreun në tabelën e Superligës me 37 pikë, të ndjekur nga Gjilani e Ballkani me nga një pikë më pak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com