Lando Norris ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 me McLaren.
Piloti britanik pas një sezoni tejet pozitiv me skuadrës, ka siguruar të ardhmën e tij me skuadrën të paktën edhe për katër vite tjera.
Pas garës së Monaco-s gjatë vitit që lamë pas, kur Lando Norris kishte përfunduan në podium në principatë, McLaren zyrtarizoi që ka mundësinë të rinovojë me Lando-n për disa vite.
Skuadra dhe Lando tani kanë arritur një marrëveshje, për të qenë së bashku deri në vitin 2025.
Lando Norris e filli aventurën me skuadrën e McLaren nq vitin 2017 në moshën 17-vjeçare.
Ai ishte pjesë skuadrës së të rinjve, ku u shpërblye edhe me çmimin piloti i ri më i mirë në botë.
Pastaj, ai u bashkua me skuadrën e F1 për të kaluar dy sezone si pilot rezervë.
Në vitin 2019 ai bëri debutimin në Formula 1, duke përfunduar i 11-ti në klasifikimin e përgjithshëm, me një makinë relativisht të ngadaltë.
Në vitin 2020, ai ia doli të përfundojë në vendin e nëntë, ku arriti edhe podiumin e tij të parë në karrierë.
Kurse sezonin që shkoi, ai përfundoi i gjashti, duke regjistruar katër podiume dhe poashtu Pole-Position e parë në karrierë në garën e Sochi-t.
“Skuadrat ndërtohen rreth njerëzve, dhe unë i dua njerëzit këtu dhe ndihem në shtëpi te McLaren”, u shpreh Lando.
“Jam rritur në këtë skuadër, sezoni që shkoi ishte një hap i madh, edhe për karrierën time por edhe për skuadrën”, shtoi ai.
“E shoh punën, dëshirën dhe dedikimin që skuadra të jetë në pozitë për të fituar tituj së shpejti, kjo më jep shumë vetëbesim dhe është natyrale që të pranoj ofertën për rinovim”, mbylli Lando.
Sezoni i ri i Formula 1 fillon më 20 mars, me garën e Bahrain.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë