Lewis Hamilton është kthyer në zyrat e Mercedes gjatë kësaj jave, derisa skuadra po punon shumë për të ndërtuar makinën më të mirë për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse është rikthyer në zyrat e skuadrës, pjesëmarrja e Hamilton në sezonin e ri të F1 është ende në dyshim pasi ai pretendon që fundi i sezonit që lamë pas ishte i dyshimtë.
Por shtatë herë kampioni sot ka qenë në zyrat e klubit për të kompletuar detyrat e tij, në rast se vendos të rikthehet në sport.
Ai poashtu shpërnadu disa video të tijat duke ushtruar dhe duke bërë përgatitje fizike.
Edhe pse ende është e paqartë e ardhmja e tij, postimet e fundit në rrjetet sociale nga Hamilton, nënkuptojnë që ai po përgatitet për këtë sezon si për çdo edicion të mëparshëm të tij në sport.
Mirëpo, gjithsesi, kjo nuk duhet të interpretohet si një vendim përfundimtar nga britaniku.
37-vjeçari po pret vendimin përfundimtar mbi garën e Abu Dhabi-t, që nuk mund të ndryshojë fituesin – por do të vendosë për fatin e Michael Masi-t, drejtuesit të farës së FIA-s.
“Ika, tani jam kthyer”, shkruajti Hamilton në postimin e tij në rrjetet sociale.
Mbetet të shihet nëse ai është kthyer për të garuar, apo vetëm për të përcjellur një mesazh – dhe kjo pritet të mësohet shumë shpejt, pasi testet parasezonale po afrohen çdo herë e më shumë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kupa e Shqipërisë: Egnatia për të rishkruar historinë, Kukësi për të shpëtuar sezonin
-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci