Eurostat: Shqipëria me pagën minimale dhe standardin e fuqisë blerëse më të ulët në Evropë
Një publikim i fundit i Eurostat-it për muajin janar 2022 tregon se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Evropë.
Ndër të tjera, raporti i zyrës evropiane për statistikat nënvizon se standardi i fuqisë blerëse është më i ulëti sërish në Shqipëri.
Eurostat është zyra statistikore e Bashkimit Evropian.
Zyra merret me publikimin e statistikave dhe treguesve të cilësisë së lartë në mbarë Evropën.
Shqipëria, që nga 1 janari 2022, ka një pagë minimale prej 248.43 euro.
Në raport me semestralin e dytë të vitit 2021 ka një rritje prej 4 eurosh.
Krahasimisht në vitin 2018, paga minimale në Shqipëri ishte 180 euro, sipas Eurostat-it.
Sa i takon standardit të fuqisë blerëse (PPS), Shqipëria rënditet e fundit me 401 PPS.
Bulgaria, vend anëtar në Bashkimin Evropian, rënditet e fundit nga shtetet e BE-së, me 600 PPS.
Më mirë se ajo performojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.
Në 13 vende të BE-së, paga minimale mujore ishte nën 1 mijë euro.
Ndërsa, në gjashtë të tjera përllogaritej mbi 1 mijë e 500 euro, sipas shifrave të Eurostat.
Mes grupit të vendeve që kanë paga nën 1 mijë euro përfshihet Bullgaria (332 €); Letonia (500 €); Rumania (515 €); Hungaria ( 542 €); Kroacia (624 €); Sllovakia (646 €); Çekia (652 €); Estonia (654 €); Polonia (655 €); Lituania (730 €); Greqia (774 €); Malta (792 € ) dhe Portugalia (823 €).
Në Slloveni dhe Spanjë pagat minimale varionin pak më shumë se 1 mijë euro në muaj.
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 mijë e 100 € në janar 2022.
Në grupin e 21 shteteve anëtare, paga minimale më e lartë ishte pothuajse 7 herë më e lartë se ajo më e ulëta.
Duke eliminuar diferencat e çmimeve, pagat minimale varionin nga 604 PPS në muaj në Bullgari deri në 1 mijë e 707 PPS në Luksemburg.
Të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale me një pagë minimale kombëtare i përkasin grupit dy.
Pra, këto vende kanë nivele të pagave minimale që variojnë nga 401 PPS në Shqipëri deri në 888 PPS në Mal të Zi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Parashikimi i motit, 28 maj 2024
-
‘Dualizmi’ i Mitsotakis – Nga një anë thotë se është mbështetësi kryesor i integrimit të Ballkanit, nga tjetra i vë kushte Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë