Ashtu si paraardhësi i tij, Giorgio Napolitano, Sergio Mattarella mund të bëhet Presidenti i dytë i Italisë, i cili arrin të kryejë një mandat të dyfishtë në krye të “Quirinale”-s.
Teksa për të shtatën herë, në votimin e Parlamentit pati tym të zi për Mattarella-n, ai arriti të kapi një maksimale të re votash, me 387 të tilla.
Gjithsesi, duhen ende vota, pasi për të arritur akordin mbi presidentin, nevojiten 505 të tilla.
Vetë Mattarella, nuk dëshiron të qëndrojë në detyrë. Mirëpo, kanë qenë kryeministri, Mario Draghi dhe opozitari Matteo Salvini, ata të cilët i kanë kërkuar presidentit të bëjë një skarificë, në të mirë të kombit.
Vetë Draghi, dështoi në përpjekjen e tij për të gjetur mbështetje mbi kandidaturën presidenciale. Duke parë këtë skenar, ai vendosi të mbështesë rikthimin e Mattarellas në post.
Spekulimet e fundit sakaq, bien mbi faktin se Mattarella mund ta pranojë qëndrimin në post. Por, ai mund të tërhiqet – në një skenar të ngjashëm me Napolitanon – pas një stabilizimi të situatës politike.
Ky bashkim mes Draghi-t dhe Salvini-t për votëbesuar Mattarella-n, nuk është pritur mirë nga aleatë të tjerë të opozitarit të djathtë.
Kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, e akuzoi aleatin e saj se po vepron për të mbajtur status quo-në dhe për të lënë Qeverinë në detyrë deri në fund të mandatit, në 2023-shin.
Gjithsesi, me shtatë votime të dështuara, Parlamenti i rikthehet punës në 16:30. Këtë herë, ndoshta, me tym të bardhë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli mësyn Rafahun me tanke, ka pasur shpërthime të shumta
-
Erdogan i kërkon Perëndimit të bindë Izraelin të pranojë armëpushimin
-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo