Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se ka kërkuar masën “për shkarkim nga detyra”, të pothuajse të gjithë administratës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.
Duke filluar kështu, sipas tij, nga drejtori i ASHK-së, përgjegjësit të legalizimeve, specialistëve të hartografisë dhe regjistrimit, si dhe 10 specialistëve pranë kësaj Agjencie.
Pra, në njëfarë mënyre, sipas Manjës, “shkrirjen e kësaj drejtorie”.
Ky masë vjen pas evidentimit të Drejtorisë së Antikorrupsionit “për shkelje të ligjit”, në 210 dosje me probleme, të cilat janë marrë nën hetim nga kjo Njësi.
Më tej, të martën e 25 janarit, ministri ka shpjeguar se, “në këto dosje mungonin totalisht dokumentacioni më i rëndësishëm që kërkon ligji. Pa akt evidentimi në terren, pa harta treguese dhe një sërë shkeljesh të tjera”.
Po ashtu, ai sqaroi se “emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacion të plotë është në kundërshtim me ligjin”.
Ndërsa rasti i dytë lidhet me kundërvënien ndaj një vendimi gjykate në Sarandë.
“Punonjësit e Agjencisë së Kadastrës Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykatën që kanë dhënë leje legalizimi, edhe pse godina e legalizuar prek rrugë të qytetit”, tha Manja me tone të ashpra.
Duke treguar se, “të dy objektet janë legalizuar dhe hipotekuar”, edhe pse gjykata në rastin e parë ka kërkuar pezullimin e procesit, “çështja po trajtohet nga Njësia Antikorrupsion”.
Ai ka prezantuar dhe arritjet e Njësisë Antikorrupsion, përgjatë dy muajve të parë.
Sipas tij, janë gjithsej 200 praktika të trajtuara dhe të denoncuara në Drejtorinë Antikorrupsion, 11 prej të cilave të depozituara në Prokurorinë e Posaçme, atë të Tiranës dhe të Durrësit.
Ndërsa janë referuar në njësitë përkatëse 48 masa administrative.
Në përmbyllje, ministri i Drejtësisë tha se “po analizohen me hollësi” gjetjet e raportit të publikuar nga Transparency International (TI), për korrupsionin në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës