Fuqia e PSG-së në Francë është e dukshme. Nuk ka nevojë për shumë prova. Sipas të dhënave të publikuara nga portali francez “Sportune”, PSG-ja dominon bindshëm me të ardhura në 10 vitet e fundit.
Klubi në pronësi të Katarit ka grumbulluar mbi 4.5 miliardë euro që nga viti 2011. Ndjeksi më i afërt është Lyon-i me gati 1/3 e të ardhurave të kryeqytetasve, 1.49 miliardë euro.
Në vendin e tretë renditet Marseille me 1.24 miliardë euro. Monaco mban vendin e katërt me 887 milionë euro. Lille renditet e pesta me 712 milionë euro.
Bordeaux mban vendin e gjashtë me 647 milionë euro. Në të shtatin, Saint-Etienne me 606 milionë euro. Në të tetin, Rennes-i me 525 milionë euro. Montpellier-i renditet në vendin e nëntë me 457 milionë euro.
Dhjetshja me më shumë fitime mbyllet nga Nice, e cila ka përiftuar 455 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë