“Ju rikujtojmë ftesën për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjatjen e afateve të organeve të Vetting-ut – nuk ka politikë aty. Për reformën zgjedhore, e kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve – t’i referohemi vendimeve dhe ta votojmë sa më parë”.
Kjo ishte fjala e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke iu drejtuar opozitës, në fillimin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2022.
“Me shpresën që, gjatë këtyre gjashtë muaj e gjysmë, të kemi mundësi të kalojmë ligje të bukur në dobi të qytetarëve, qoftë larg të hyjmë në punët e tua të brendshme i gëzofshi i paçi për vite me radhë, ua kemi thënë se këtu do përfundonit”, vijoi Balla duke iu referuar përplasjes brenda Partisë Demokratike.
Ai shtoi se mazhorancë-opozitë duhet të vijojnë bashkëpunimin për të çuar përpara reformat.
“E kemi thënë gjithmonë atë që kemi hequr ne me ju në opozitë, kurrë, nuk keni për të vuajtur ju aspak nga ana jonë”, theksoi Balla.
Në përfundim, Balla u ndal dhe te ndryshimet e Grupit Parlamentar të PD-së.
“Jemi pro, kandidaturës së Agron Gjekmarkaj, në votim duke qenë se rregullorja nuk e ka përcaktuar qartë si votohet”, e përmbylli ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet