Policia e Kosovës me anë të një deklarate për medie ka bërë të ditur se situata në Kosovës më 16 janar në pjesët e komunitetit serb ka kaluar pa incidente dhe qetë, në përjashtim të disa tubimeve dhe marshimeve në loacione dhe qytetere të ndryshme, ku është shprehur pakënaqësia ndaj mosmbajtjes së referendumit serb në Kosovës.
Kjo për arsye të Referendumit për ndryshime kushtetuese u ndalua me anë të një rezolute në Kuvendin e Kosovës të ndodh brenda territorit të shtetit.
“Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim mse autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend”, lajmëron Policia e Kosovës.
“Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme”.
Gjithashtu bëhet e dtur se janë paraparë edhe të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhimin e sigurisë në vend.
“Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë”, shkruan në komunikatë.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend”, përfundon njoftimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
Damka ndihet “i neglizhuar” nga “shtetet mike” që kushtëzuan Kosovën për KiE
-
Vuçeviç takon ambasadorin rus, diskutojnë për çështjen e dinarit
Lajmet kryesore
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit