Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një paraqitje televizive, ka thënë se në një afat rekord kohor, do të përmirësojë arsimin në Kosovë.
“Paga për mësimdhënësit në nivel fillor duhet të jetë 600 euro, e për ata në të mesme duhet të jetë 700”, tha Hoxhaj duke shtuar se Partia Demokratike e Kosovës ka planifikuar saktësisht se çfarë do të bëjë në 100 ditët e para në këtë fushë.
Ndër të tjera, ai po ashtu premtoi se “çdo shkollë dhe çdo nxënës do ta pajisim me llaptop (tablet)”.
Rinor Qehaja, drejtori ekzekutiv i Instituti EdGuard, në një intervistë për Albanian Post thotë se “premtimet elektorale janë të orientuara kryesisht në mirëqenie ekonomike të mësimdhënësve, dhe jo në mekanizma që do të siguronin ngritjen e cilësisë në arsim”.
Ai konsideron se premtimet sindikale nuk i ndihmojnë as vetë mësimdhënësve, rrisin pritshmëritë mirëpo nuk rrisin kënaqshmërinë në punë.
“Partitë politike si pikënisje duhet të garantojnë për rritje të buxhetit për arsim, dhe instalim të llogaridhënies përgjatë tërë sistemit”, shton ai.
Ndërsa, Ymer Ymeri, menaxher financiar në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në një intervistë për Albanian Post, këto premtime të Hoxhajt i cilëson si reale dhe të realizueshme.
“Ligji i Pagave, i cili është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ka paraparë rroga për mësimdhënës të përafërta me ato të premtuara nga Enver Hoxhaj”.
Ai tregon se me kërkesën që SBASHK ka bërë në janar të këti viti, për 100 euro shtesë, të cilën kryeministri në detyre Avdullah Hoti ka premtuar se do ta realizojë, rroga për mësimdhënës në arsimin fillor i bie të jetë 570 euro, ndërsa për arsimin e mesëm 650-670 euro.
“Duket se ky premtim i PDK-së është brenda kornizës së paraparë, ndoshta me një rritje prej 5-10 %”, thotë Ymeri.
Sipas Ymerit, para fillimit të fushatës dhe para shpërndarjes së kuvendit, përfaqësues të PDK-së kanë mbajtur një takim me SBASHK-un ku kanë diskutuar për paga dhe çështje të tjera për arsim, para se t’i hartonin planet e tyre.
Duke përmendur komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit – të cilat tashmë kanë furnizuar shkollat me laptopë (tableta) – Ymeri thotë se “mundësitë buxhetore ekzistojnë, dhe nëse mjetet nuk shfrytëzohen për qëllime jo të duhura, një furnizim i tillë i shkollave dhe nxënësve do të jetë i mundur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak me presidentin e Finlandës flasin për dialogun
-
Kosova synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, thotë Osmani
-
Gërvalla për Abdixhikun: Të krijohet përshtypja që vetëm me pasqyrën s’ka problem – është një shfaqje e përkohshme
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Çela në Komisionin e Ligjeve: Harta e re gjyqësore u zbatua me sukses, infrastruktura problem për t’u zgjidhur
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike