Komediani tashmë i ndjerë, Bob Saget shumë privatisht e futi një “tragjedi personale të dikujt tjetër” në jetën e tij, duke e bërë një mision të vetin për ta përfunduar dhe një vajzë 9-vjeçare e quajtur, Sophie Anne bashkë me prindërit e saj janë përgjithmonë mirënjohës për këtë.
Sophie Anne është e prekur nga Skleroderma, një grup sëmundjesh të rralla që përfshijnë ngurtësimin e lëkurës dhe indeve lidhëse.
Madje, kjo është një sëmundje që i mori jetën motrës së Bobit, e cila vdiq në vitin 1994 në moshën 47-vjeçare.
Bob u bë mbledhës fondesh për Fondacionin e Kërkimeve Skleroderma, ndërkohë që TMZ ka zbuluar se ai kishte kontaktuar familjarët e personave të prekur me këtë lloj sëmundjeje për t’iu ofruar ndihmë.
Komediani kishte mësuar Sophie Anne afërsisht 2 vjet më parë, pasi ajo u diagnostikua.
Prindërit e saj, Martha dhe Jeff Seaman, kanë thënë se mendonin se ishin në mes të oqeanit pa asnjë litar shpëtimi, kur papritmas Bob hyri në jetën e tyre.
Bob i dërgoi vogëlushes video të personalizuara, gjithmonë shpresuese – “Do të gjejmë një kurë, duke i dërguar shumë dashuri”.
Vetëm pak muaj më parë, Bob ftoi prindërit e Sophie Anne në shfaqjen e tij në Karolinën e Veriut. Ai kompletoi biletat e tyre, ushqimet dhe i solli në prapaskenë pas shfaqjes së tij.
Fondacioni i Kërkimit të Sklerodermës po përfiton nga vullneti i mirë o Bob Saget- kësisoj më shumë se 1 mijë e 200 njerëz kanë dhuruar një total prej më shumë se 80 mijë dollarësh amerikanë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmojë VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë