E marta e 11 janarit nisi me një lajm të hidhur për bashkësinë evropiane, pasi Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare pas përkeqësimit të shëndetit të tij gjatë javëve të fundit.
Një mesazh ngushëllimi për humbjen e tij, erdhi edhe nga kryeparlamentarja shqiptare, Lindita Nikolla, e cila e ka përcaktuar Sassoli-n si një shtetar të madh evropian.
“Ai ishte një vizionar i PE-së”, thotë Nikolla në një deklaratë për mediat.
Ndërsa, homologun e saj brenda BE-së, ajo e ka quajtuar si “zërin e Shqipërisë brenda unionit”.
Kontributi i Sassolit
Sassoli ishte përballë tre kandidatëve të tjerë, kur i hyri garës për postin e lartë brenda strukturave të BE-së.
Që në fjalën e parë, fryma përbashkuese e unionit u ndje në fjalët e tij. Presidenti i sapo zgjedhur në vitin 2019, u bëri thirrje të gjitha vendeve që të përqaseshin për nga filozofia e themeluesve të organizimit.
Kështu, ai e nisi retorikën anti-nacionaliste. Një frymë e tillë përçarëse, ishte futur në gjithë Evropën e veçanërisht në vendet anëtare të Bashkimi Evropian.
“Të lëmë pas luftën dhe nacionalizmin, në këmbim të paqes dhe barazisë”.
Ky ishte mesazhi, i cili e shoqëroi atë në gjithë rrugëtimin tre-vjeçar kur mbajti postin.
Sakaq, një dekadë më parë, në vitin 2009, ai la pas karrierën tre-dekadente në gazetari, për t’u zgjedhur si anëtar i Parlamentit Evropian nën përfaqësinë italiane.
Ai bëri pjesë në Aleancën e Socialistëve dhe Demokratë – e dyta më e madhe brenda PE-së.
Humbja e madhe
Ngushëllimet e para kanë ardhur edhe nga radhët e kolegëve të tij.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi mbi shuarjen e Sassoli-t.
“Jam shumë e trishtuar për humbjen e tmerrshme të një evropiani dhe italiani krenar. David Sassoli ishte një gazetar me pasion, President i pashoq i PE-së dhe mbi të gjitha, një mik i mirë”.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili i kishte uruar edhe një shërim e rikthim të shpejtë, natën e shkuar, kur Sassoli u shtrua në spital.
“Ndihem i prekur pas lajmit të shuarjes së presidentit Sassoli”, shkruan ai. “Evropian i sinqertë dhe i apasionuar. Na mungon që tani ngrohtësia e tij njerëzore, bujaria, mirësjellja dhe buzëqeshja”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, arrestohet autori
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in