Sevilla po vazhdon të shfaqë formë shumë të mirë në La Liga, duke qëndruar mbrapa liderit aktual të tabelës, Real Madrid-it.
Në javën e 20-të të elitës së futbollit spanjoll, andaluzianët mposhtën pikërisht ekipin i cili i mori tre pikë Real-it në javën e fundit, Getafe-n, me rezultat minimal 1:0.
Ishte sulmuesi spanjoll Rafa Mir, i cili kaloi Sevilla-n në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, pas një asistimi të marrë nga Lucas Ocampos.
Në vazhdimin e lojës, Sevilla pati disa raste shumë të mira për të dyfishuar rezultatin, por shifrat mbetën 1:0 deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Me këtë fitore, Sevilla mban vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, pesë më pak se Real Madrid kryesues, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak