Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjidhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.
Kjo parti ka theksuar se nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të jetë bllokuese e proceseve, por as nuk do të ju bëjë shërbime subjekteve tjera. E, megjithatë ne do të qëndrojmë në sallë gjatë procesit të votimit”, thuhet në njoftim e LVV-së.
“Edhe pse subjekti më i madh dhe me të drejtën e propozimit të kandidatit për kryesues, LVV nuk do ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ja kalon radhën subjekteve që bashkërisht i fituan zgjedhjet në Kryeqytet me 14 nëntor”.
Ndërsa, ka thënë se përgjegjësia mbetet tek kryetari i zgjedhur dhe subjekti i tij në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës që t’i arrijnë numrat e nevojshëm për të përfunduar procesin e konstituimit, që sipas tyre “është edhe ashtu i vonuar”.
Fitorja e jashtëzakonshme e Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë mund të mbetet vetëm si një moment elektoral suksesi dhe asgjë më shumë, nëse në mbledhjen e Asamblesë Komunale që mbahet këtë të mërkurë dështon të votohet kryesuesi i Kuvendit.
7 janari është afati i fundit sipas ligjit që mund të bëhet ky votim, meqë bëhen 30 ditë që kur Rama është betuar si kryetar i Prishtinës.
Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.
Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale dhe Rama për të qeverisur do të duhet të pres rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke shpresuar në fitore të LDK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
I shkaktuan shtetit 60 milionë lekë dëm me skemat e TVSH-së, masa arresti e detyrim paraqitje për 7 persona
-
Netanyahu: Përgjegjësia për 7 tetorin është e qeverisë
-
Basha: Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën
-
Operacioni izraelit i lë në gjendje ‘katastrofike’ spitalet e Rafahut
Lajmet kryesore
-
Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, politika duhet të bëjë më shumë, thonë SHBA-të dhe BE-ja
-
Basha: Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën
-
Izraeli dhe SHBA: Gjurmët e dyshimit dhe armiqësisë së një marrëdhënieje të veçantë
-
Hoxha: Hetuesit nga policia u larguan me dëshirë, s’ka pasur presion