Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka marrë një top të nënshkruar nga disa fëmijë të shoqatës “Down Syndrome Kosova”, ai me këtë rast ka bërë disa zotime për përmirësimin e jetës së tyre.
“Është thelbësor edhe ndryshimi që Qeveria jonë kërkon të sjellë në këtë drejtim. Gati të gjitha prioritetet e programit qeverisës, ndërlidhen drejtpërdrejt me mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve”.
“Respektimi i këtyre të drejtave është një rrugë që e synojmë dhe që do ta ndjekim gjithsesi”, u shpreh kryeministri në Facebook.
Ai bëri të ditur se premtimi për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta po realizohet, krahas përgatitjes së kuadrove të nevojshme.
“Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë, që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”.
Ndërkaq ka theksuar se në kalendarin e aktiviteteve për vitin 2022, do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve.
“Mes tjerash do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të arsimit të mesëm të lartë, për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta”.
Kryeministri deklaroi se do të ju qëndroj pas të gjitha premtimeve.
“Do të qëndrojmë pas planeve tona, për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve, e që arrijnë te të gjithë fëmijët”.
“Me shpresa të reja, drejt vitit të ri”, shkroi Kurti.
Më 3 dhjetor, Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar.
Nga viti 2009 Kosova ka një ligj të veçantë që obligon çdo institucion publik dhe privat që në çdo 50 punëtorë të ketë të punësuar një person me aftësi të kufizuar.
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara ka për qëllim të avancojë pozitën socio-materiale dhe integrimit në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas këtij ligji, punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet që dalin nga ligji, obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguajë në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej 1 për qind të shumës së pagës minimale.
Përkundër kësaj ky ligj nuk gjen zbatim në praktikë.
Kosova, kritika ka vazhdimisht edhe për ofrimin e dobët të shërbimeve për këtë kategori të qytetarëve si dhe për ofrimin e qasjes në arsim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Propaganda e Serbisë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë, gënjeshtër tinëzare për të mbjellë kaos
-
IDF merr kontrollin e kalimit të Rafahut, 20 të vrarë dhe tunele të reja u identifikuan
-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë