“Inovacioni dhe mbështetja për sa i përket Start up-ve në Shqipëri janë dy prioritetet kryesore për Bashkimin Evropian”.
Kështu deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, pas një takimi me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, mesditën e 21 dhjetorit.
Nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, Soreca, theksoi se me Bilalin kanë diskutuar për rëndësinë që mundësohet nga një klimë më e favorshme investimi në Shqipëri.
Sipas tij kjo përfshin edhe rritjen e luftës kundër korrupsionit në të gjithë sektorët.
#Innovation and support to🇦🇱#startups are two major priorities for the #EU🇪🇺 in #Albania🇦🇱. I discussed w/Minister for Entrepreneurship Edona Bilali the importance to enable a more favorable investment climate in🇦🇱, including by enhancing fight against #corruption in all sectors. pic.twitter.com/19LaZSDV5A
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) December 21, 2021
Ky takim ka ardhur një ditë pasi qeveria shqiptare me vendim të Këshillit të Ministrave, miratuan projektligjin për fillimin e Programeve të Start Up-eve. Bilali, mëngjesin e 20 dhjetorit njohu sipërmarrësit me ligjin e ri mbështetës.
Më tej ajo theksoi se, “regjistrimi dhe marrja e shërbimeve do të jetë pa pagesë dhe online”.
Bilali shtoi se ky ligj i posaçëm do të përkthejë kërkesat për të gjithë ekosistemin dhe për ata që duan të aplikojnë.
Pas mbarimit të fazës së parë do të nisë dhe hapi i dytë me shumën prej 10 milionë eurosh për mbështetje.
“Kjo është mbështetja më e madhe që ka dhënë Qeveria shqiptare ndonjëherë”, e mbylli Bilali.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës