Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama të premten, e 10 dhjetorit, priti në zyre ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot.
Ky i fundit uroi Ramën për marrjen e re të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook i pari vendit shkroi që janë dakorduar dhe për bashkëpunim.
“Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë”.
“Përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë të huaj të vendosur në kryeqytet”, shtoi Rama.
Sipas kryetarit të kryeqytetit “ambasadori Abbot shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës”
Përparim Rama përcolli “falënderim përmes ambasadorit edhe për mbështetjen e vazhdueshme që po bënë Ambasada e shtetit britanik në Kosovë”.
Megjithatë, kryetari i tanishëm i Prishtinës gjatë të hënës së pesë dhjetorit, në ditën e parë të punës, të ftuar në zyrën e tij kishte Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Detyrën si kryetar i kryeqytetit, për katër vitet e ardhshme e mori me gjatë shtatë dhjetorit të këtij muaji, e në betimin e ceremonisë të marrjes së detyrës Rama tha se “prej sot zëri i qytetarëve, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës por zotim i imi dhe ekipit tim”.
Ai theksoi se që nga e marta e shtatë dhjetorit, do t’i përvishet punës si kryetar i Prishtinës.
“Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, i prindërve, i të moshuarve, sportistëve, artistëve, vend plot gjallëri, qytet i zhvilluar ekonomikisht, i gjelbër, i mençur, me trafik të komunikueshëm, e i digjitalizuar”.
Teksa, u mbajt ceremonia përuruese e Ramës, I pranishëm ishte edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa ish kundër kandidatët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, dhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, munguan në sallë.
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në balotazh me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, teksa la pas kundër kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili arriti të marrë 49.02 për qind të votave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
-
Republikanët dynden në Gjykatë për të treguar se qëndrojnë krah Trump-it
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’