UFC do përmbyllë vitin 2021 me disa ndeshje fantastike, ku dueli kryesorë do jetë mes Charles Oliviera dhe Dustin Poirier.
Ndeshjet e para do fillojnë në ora 1:00 (me orën tonë lokale), ndërsa dueli kryesorë mes Oliviera-s dhe Poirier do fillojë në orët e hershme të mëngjesit, në ora 6:00 (me orën tonë lokale) në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Gjatë karrierës së tij në UFC, kampioni aktual i peshave të lehta, Oliveira ka 19 fitore dhe tetë humbje, ndërsa kundërshtari i tij Poirier ka 20 fitore dhe pesë humbje.
Poirier e filloi vitin duke e mposhtur irlandezin Conor McGregor, dhe tani kërkon fitoren përballë Poirier për ta përmbyllur vitin në mënyrë perfekte.
Titullin e tij të parë, Oliviera e fitoi në ndeshjen e tij të 28-të të UFC dhe ai ka 10 fitore dhe vetëm një humbje që kur u kthye në kategorinë e peshave të lehta të UFC në prill të vitit 2017
Poirier ne anën tjetër, u shpall kampion i përkohshëm në paraqitjen e tij të 22-të.
Për Poirier, kjo është hera e 11-të që ai merrë pjesë në një ndeshje kryesore të UFC, dhe ai ka një rekord prej 7 fitoresh e tre humbjesh në duelet e mëparshme.
Oliviera do luftojë për të mbrojtur titullin e tij, ndërsa Poirier është i uritur për titullin e tij të parë.
Eventi tjetër i rëndësishëm do jetë mes Amanda Nunes dhe Julianna Pena, ku kjo e fundit do kërkojë të marrë titullin e kampionit nga Nunes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak