Përkushtimi institucionale për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave ishte tema kryesore në takimin në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe organeve policore të sektorit kundër Dhunës në Familje.
Sipas të parit të ekzekutivit, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore.
“Policia e Kosovës është një nga institucionet kyçe në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, tha Kurti duke potencuar “domosdoshmërinë e bashkëpunimit me qytetarë dhe bashkërendimit të aktiviteteve me të gjithë akterët relevant”.
Kurti më tutje ka njoftuar zëvendësdrejtorin e përgjithshëm operativë të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, rreth angazhimit dhe planeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e dhunës në familje.
Në anën tjetër Hoti, ka konfirmuar se Policia e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin profesional të rasteve të dhunës në familje, duke i trajtuar me prioritet dhe profesionalizëm, bazuar në ligjet e Kosovës.
“Të dhënat policore tregojnë se dhuna në familje viteve të fundit ka shënuar rritje, mirëpo ne konsiderojmë se kemi të bëjmë me rritje të vetëdijesimit të qytetarëve për të raportuar rastet e dhunës në familje si dhe rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës për raportim, ka thënë Hoti.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë që autoritetet për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë.
Në takim Kryeqeveritari Kurti ishte i shoqëruar me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministren e Drejtësisë, Nita Shala si dhe me udhëheqësen e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia.
Ndryshe gjatë ditës së diel, një numër i madh i grave dhe vajzave të veshura në të bardha, kanë marshuar drejt Qeverisë së Kosovës, me moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, për të protestuar kundër abuzimit dhe dhunës ndaj grave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani ndalesë në Vjenë për hapjen e Konferencës për Sistemet Autonome të Armëve
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës