Fiorentina ka lëshuar një mundësi shumë të mirë që të bashkohet me skuadrat kryesuese sot përballë Empoli-t.
Ekipi vjollcë vinte pas një fitoreje të madhe përballë Milan-it, dhe sot kërkoi që të gjente një tjetër fitore.
Por, ata u ndalën në fund, duke mos gjetur as edhe një pikë.
Ndeshja nisi më mirë për Fiorentina-n, e cila përkundër rasteve në pjesën e parë, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Vlahovic, i përhershmi ishte ai që gjeti rrugën deri te goli, pas një asistimi të Callejon.
Ndeshja po shkonte shumë mirë për Fiorentina-n, deri në minutën e 87-të, kur ndryshoi gjithçka.
Bandinelli ishte ai që barazoi rezultatin për Empoli-n, dhe vetëm dy minuta më pas, Pinamonti kompletoi rikthimin e çmendur.
Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Empoli-n që ngjitet në dhjetëshen e parë të tabelës me këtë fitore.
Empoli ka 19 pikë në vendin e dhjetë, derisa Fiorentina ka mbetur në vendin e tetë, me 21 pikë.
Në ndeshjen tjetër, pas tre humbjeve, u rikthye te fitorja Sampdoria.
Edhe Samp fitoi me përmbysje. Verona ishte duke udhëhequr në pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi në të dytën.
Në pjesën e dytë, Candreva, Brezeszynski dhe Murru shënuan tre herë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Sampdoria shkëputet nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 15-të me 15 pikë, kurse Verona mbetet e nënta, me 19 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës