“Këto kujtime mbresëlënëse, shfaqin optikën e një regjimi komunist, në sytë e një fëmije”.
Disa kanoçe boshe “Coca-Cola” të glorifikuara në formë suveniresh dekorativë, gurë që caktonin vendin në radhët e bukës apo një statujë e bronztë e një Stalini të dekapituar.
Të gjithë këto detaje, sipas të përditshmes britanike “The Times”, meritojnë ta vendosin “Të Lirë” nga Lea Ypi, në majën e librave më të vlerësuar të 2021-shit, duke e cilësuar atë madje si titulli i vitit.
Në botëkuptimin e shfaqur në artikullin e “The Times”, është pikërisht fundi i fëmijërisë së Ypit, i cili përkon me fundin e rënies së regjimit komunist, çfarë e bën të jashtëzakonshëm rrëfimin e saj.
“Nëse keni vendosur të lexoni një libër me kujtime këtë vit, le të jetë ky ai”, shkruhet në vlerësimin e medias britanike.
Ajo çfarë i jep një tjetër shije shkrimit monumental të Ypit, është po ashtu zbulimi i njëpasnjëshëm i të vërtetave tronditëse. Këto të fundit, tek ajo, përcillen nga prindërit, për të krijuar më pas një konfuzion dhe shkëputje nga adoleshenca e (pa)jetuar.
E zhytur në kaosin e një shteti kapitalist, Ypi gjendet në dilemën e saj përfundimtare: A ka një regjim, i cili në të vërtetë, na lejon të jemi të lirë?
Përgjigjen e saj, Ypi e jep të shkriftuar në rreshtat e rrjedhshëm.
Ndërsa, vetë autorja, gëzimin për këtë titullim, nuk mundohet as ta fshehë.
“Është kaq e mrekullueshme të shohësh ‘Të Lirë’ të zgjidhet nga “Sunday Times” si libri i vitit biografik dhe përkujtimor”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Wow – it’s so amazing to see Free chosen as the Sunday Times @ST_Culture ‘book of the year’ in biography and memoir! Thank you everyone who encouraged me to make this jump! pic.twitter.com/5jgaEEkM6w
— Lea Ypi (@lea_ypi) November 27, 2021
Ndër falënderime, mirënjohja për shtytësit e saj, përkufizohet në kapërcimin e bërë për shkrimin e librit.
Një libër, i cili është kandidat edhe për fitimin e çmimit prestigjioz Baillie Gifford, për kategorinë “non-fiction”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare