Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 51 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 2 mijë e 339 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 631 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 4 mijë e 770 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 206 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 484 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 246 mijë e 508 raste të infektimit.
Shkalla e vdekshmërisë është 0.92 për qind.
Ndërsa MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 26 nëntor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 759 mijë e 262 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Melillo: “Kontratat e biznesit dhe futbolli, mafiet janë të rrënjosura në të gjithë veriun”
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Shpëtohen 5 turistët e bllokuar në Shpellën e Pëllumbasit
-
Sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit
Lajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve