Në Zyrih të Zvicrës, është hedhur shorti që përcakton çiftet që do të përballen në gjysmëfinalet e play-off.
Të ndarë në tre grupe, ose ndryshe në tre rrugë, shorti ka qenë shumë interesant.
Dy kampionet e fundit të Evropës, Portugalia dhe Italia janë përcaktuar si pjesë e të njëjtit grup, pra vetëm njëra nga to ka mundësi të jetë pjesë e finaleve të Botërorit.
Nga tri grupe, tri skuadra do t’i bashkohen skuadrave tashmë dhjetë të kualifikuarave.
Shorti i tërhequr është kështu:
Grupi A: Skocia pret Ukrainën, Uellsi pret Austrinë, dhe fituesit e këtyre dy dueleve do ndeshen në finale.
Grupi B: Rusia pret Poloninë, Suedia pret Republikën Çeke, dhe fituesit përballen në finale.
Grupi C: Italia pret Maqedoninë e Veriut, Portugalia pret Turqinë, fituesit e dy dueleve përballen në finale.
Gjysmëfinalet do të luhen më 24 mars, kurse finalet do të zhvillohen më 29 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com