Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përmes një postimi në Twitter ka potencuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme.
Sipas Mandl, Kosova ka përmbushur tash e një kohë të gjatë kriteret për liberalizimin e vizave.
“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl, në Twitter.
Das Regierungsprogramm in D nennt explizit die #Visaliberalisierung für den #Kosovo. Diese ist dringend & wichtig. Die Kriterien sind lange erfüllt, @Europarl_EN & @EU_Commission haben längst zugestimmt. Hier volle parlamentarische Unterstützung, #Ampel!https://t.co/qhgZk7hSQ2
— Lukas Mandl (@lukasmandl) November 25, 2021
Ndryshe, marrëveshja e re e koalicionit mes socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe Liberalëve në Gjermani që do të formojnë qeverinë e re federale kanë vendosur Shqipërinë dhe Kosovën mes pikave kryesore të politikës së jashtme gjermane, ku theksi mes tjerash është vënë te nevoja e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet mes tjerash në marrëveshjen e koalicionit mes partive në Gjermani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia shpërbën kampin pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë Jugore
-
Dule së bashku me eurodeputetin grek viziton Belerin: U shkelën parimet e demokracisë
-
Maqedonci takon homologun polak, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Dëshmitari i 61-të përfundon dëshminë – pezullohet pjesa tjetër e seancës