Shqipëria

Koalicioni “semafor” ndez dritën jeshile për Shqipërinë dhe Kosovën


Marrëveshja e re e koalicionit “semafor” mes socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe liberalëve (FDP), është pasuar nga një dokument që rendit Shqipërinë dhe Kosovën mes pikave kryesore të politikës së jashtme gjermane.

Dokumenti, që në thelb është dëshmia e manovrave të para të qeverisë gjermane, pohon se, pasi të mbështeten hapat e mëtejshëm të para-anëtarësimit, “duhet bërë hapja e kapitujve të parë në Bashkimin Evropian të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Më tej, theksi vihet te nevoja e liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në marrëveshjen mes tre partive kryesore të Gjermanisë.

Në lidhje me negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, qeveria e re jep aprovimin – ato do të vazhdojnë.

Duke iu kthyer Ballkanit Perëndimor, ata do të mbështesin normalizmin e dialogut – të udhëhequr nga BE-ja – ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, autoritetet gjermane, do të përpiqen të mbështesin ruajtjen e integritetit territorial dhe tejkalimin e ndarjeve etnike.

Referuar kësaj nënçështjeje, dokumenti zbulon se “paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE-ja duhet të përmirësojë kapacitetin e saj absorbues”.

BE

Në vijim, marrëveshjet mes të tre partive parashtrojnë se duhet bërë thirrje për krijimin e një Evrope federale.

Sipas tyre, Parlamenti Evropian duhet të forcohet, duke përfshirë të drejtën e iniciativës.

Qeveria e re gjermane do të ketë mbështetje edhe për listat transnacionale në mbarë BE-në për Parlamentin Evropian.

Në fokusin e tyre, me sa duket, ka përfunduar dhe roli i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme.

Parlamenti Evropian

Për qeverinë gjermane ai rol duhet të forcohet në mënyrë që të krijohet “një ministër i vërtetë i jashtëm i BE-së”.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Sa i takon marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar, dokumenti cilëson se do të mbeten në fuqi traktatet e dakordësuara.

“Nëse traktatet nuk përmbushen, mbështesni të gjitha masat dhe kundërmasat”, shkruhet më tej.

Sipas marrëveshjes trepalëshe, shtylla qendrore e marrëdhënieve transatlantike dhe NATO-s janë “të domosdoshme” për sigurinë gjermane.

Dokumenti bën thirrje për një ringjallje të marrëdhënieve transatlantike, ku raportet me Shtetet e Bashkuara shihen si një shtyllë qendrore e politikës së jashtme gjermane.

Presidenti rus Vladimir Putin

Në lidhje me Ukrainën qeveria e re mbështet rivendosjen e plotë të integritetit territorial të vendit.

Interesante është gjuha që përdoret ndaj autoriteteve ruse në dokument. Qeveria e re e konsideron përfshirjen e Moskës zyrtare në favor të presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko – si të papranueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore