Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas mbledhjes plenare të 3 nëntorit ka bërë disa emërime të reja në Krujë, Lezhë dhe Lushnjë.
Përkatësisht detyrën si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Krujë e mori Petrit Çano.
Erjon Shehaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë Lezhë.
Të dy prokurorët u zgjodhën me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës.
Ndërsa me shumicë votash, KLP-ja vendosi caktimin e përkohshëm, për një periudhë tremujore, të Suela Belulit – prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier – në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
Përkatësisht ata janë Alfred Shehu, Elvin Gokaj dhe Sonila Muhametaj (Domi). Këta të fundit do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK-ut.
Më herët është bërë me dije se prokurorët kanë kaluar më parë nëpër procedurat e Vetting-ut. Aktualisht në ketë strukturë janë 15 prokurorë.
Arben Kraja, kreu i SPAK-ut, kërkoi më herët plotësimin e strukturës me 20 prokurorë.
Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’