Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mungesën e tyre gjatë samitit të klimës COP26, duke e quajtur vendimin – “një gabim të madh”.
Gjatë fjalës së tij, para udhëheqësve botërorë, Biden e konsideroi klimën “një çështje gjigante”.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk gjenden në punimet e samitit.
Por, të dyja shtetet përfaqësohen nga delegacionet respektive. Bisedimet pritet të zgjasin dy javë deri më 14 nëntor.
Kina është emetuesi më i madh në botë i dyoksidit të karbonit, e ndjekur nga SHBA-të.
Rusia është ndotësja e pestë pas BE-së dhe Indisë.
COP26
Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën e Glasgow.
Deri më tani vendet janë dakordësuar për një zotim global që të ulen nivelet e metanit deri në vitin 2030.
Brenda të njëjtit afat, do t’i jepet fund edhe shpyllëzimit.
Si Kina ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të premtimit për të anuluar shpyllëzimin.
Rusia përmes një deklarate mediatike të Putin-it ravijëzonte se vendi ndërmerr “masat më të forta dhe më të fuqishme për të ruajtur pyjet”.
Presidenti Putin tha gjithashtu gjatë një forumi ndërkombëtar se Rusia do të përpiqet të arrijë neutralitetin e karbonit “jo më vonë se viti 2060”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, thotë Osmani
-
Ish-kreu i ARRSH në SPAK, ‘për një procedurë’
-
Ende në kërkim autori i vrasjes së efektivit në Fier, postblloqe dhe kontrolle me dronë në zonë
-
Hasani thekson rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike