Është dënuar me dy vite e gjysmë burgim, kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Moskës, të martën e 2 shkurtit. Arsyeja e këtij dënimi, është mos respektimi i detyrimit të paraqitjes nga ana e Navalny-t, gjatë muajve gusht-dhjetor 2020.
Seanca ndaj kritikut të Kremlinit është shoqëruar me debate të nxehta. Navalny ka përqeshur presidentin rus, Vladimir Putin, duke e quajtur “helmuesin e mbathjeve”. Kujtojmë se opozitari rus, u helmua në gusht 2020, me një agjent kimik të fuqishëm, të quajtur Novichok. Substanca ishte vendosur pikërisht në mbathjet e Navalny-t.
Për shkak të rastit të Navalny-t, Rusia është përfshirë në protesta gjatë të dielave të 24 dhe 31 janarit. Ky vendim i gjykatës tashmë, rrezikon të ngjallë pakënaqësi të mëdha. Kërcënime ka pasur edhe nga ndërkombëtarët se, nëse Navalny nuk lirohet, do të ketë sanskione ndaj Rusisë.
Kremlini ndërkohë, i ka shpërfillur tërësisht këto thirrje. Priten reagimet ndërkombëtare pas dhënies së dënimit nga autoritetet ruse.
Çështja Navalny mori frymë ndërkombëtare, pikërisht në vitin 2020, kur ai u helmua. Gjermania ishte vendi i rekuperimit të tij nga helmimi. Po ashtu, edhe vendi ku opozitari rus u strehua deri në janar 2021.
Me kthimin në Rusi, Navalny u arrestua menjëherë, sapo zbriti në aeroportin e Sheremeteyevo-s. Prej aty, filloi vala e rebelimit rus ndaj autoritetit të presidentit Putin. Një video ku opozitari pretendon se ekspozon “pallatin mbretëror të Putin-it”, bëri xhiron e botës në pak ditë.
Thirrjet e ndërkombëtarëve nuk shërbyen as për të trembur presidentin rus. Hapat gjyqësorë të përshpejtuar vazhduan. Vetëm dy javë pas arrestimit, Navalny u paraqit përpara Gjykatës së Moskës dhe u dënua me burgim.
Avokatët kanë deklaruar marrjen e çdo hapi ligjor për apelimin e çështjes. Rusia, është zyrtarisht në një luftë Navalny-Putin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vladimir Putin shkuli zemrën e një dreri për t’ia dhënë Silvio Berlusconit
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
AfD gjermane e paprezantueshme. Le Pen dëshiron të shikojë Melonin
-
Axios: Biden bllokoi dërgesën e municioneve në Izrael
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit