Shqipëria

Makina inteligjente bën namin në Tiranë, 193 shkelje brenda natës


Policia e Shtetit, siç është bërë e ditur edhe më parë, ka nisur shtimin e masave për të detyruar shoferët të respektojnë qarkullimin rrugor, por këtë jo me efektivë në terren, sa me makinat inteligjente me radar.

Vetëm natën e fundit, 193 shkelje janë konstatuar nga këto mjete inteligjente në Tiranë. Përkatësisht, bëhet fjalë për dy akse interurbane kryesore: Ato që lidhin kryeqytetin me Elbasanin dhe Durrësin.

Shkeljet varionin në shpejtësi nga 147 deri në 158 kilometra në orë.

Nga verifikimi i kryer në central, 64 prej këtyre shkeljeve rezultuan përtej masës administrative, edhe në masë plotësuese të pezullimit të lejeve të drejtimit. Kjo, pasi mjetet qarkullonin me shpejtësi 60-70 kilometra në orë mbi normat.

Në 87 mjete të tjera, ishte hasur edhe përdorimi i celularit. Ndërsa 49 shkelje janë parë për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Apelimi i Policisë vijon për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore