Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë janë shpallur persona non grata.
Osmani ka theksuar në Facebook se kjo është bërë për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, deklaroi Osmani.
Ajo u shpreh se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, e që sipas saj synojnë rrënimin e arritjeve të Kosovës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s si dhe Bashkimit Evropian.
“Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka theksuar se i ka bërë paraprakisht kërkesë zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve persona non grata.
“I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.”
Ndryshe, qeveria e Shqipërisë më 21 janar ka shpallur non-grata dhe ka urdhëruar të largohet brenda 72 orësh sekretarin e dytë të ambasadës Ruse në Tiranë ,Alexey Krivosheev, pasi nuk zbatoi rregullat anti-covid.
Më 14 maj edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka shpallur një diplomat rus ‘person non grata’.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Knaus konsideron se draft-statuti aktual ‘shkel’ Kushtetutën e Kosovës dhe kapërcen ‘vijat e kuqe’ të SHBA-së
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës