Procesi i rinumërimit për 10% të qendrave të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, vijon rregullisht.
Deri në këto çaste, janë shqyrtuar 200 kuti votimi, nga të cilat dy partive më të mëdha në vend, asaj Socialiste dhe asaj Demokratike, u janë hequr disa vota të vlefshme.
Socialistët janë ata, të cilët kanë humbur numrin më të madh të votave, 51 të tilla.
Demokratët, nga ana tjetër, në kuti kanë pasur 23 vota më shumë se sa ato të pasqyruara më 25 prill.
Në masë më të ulët, por njësoj, edhe Partia Socialdemokrate, ka pasur nëntë vota më shumë në kuti. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur pesë të tilla.
📌Verifikimi Paszgjedhor 2021!@KQZShqiperi ka përfunduar verifikimin për 200 kuti të materialeve zgjedhore dhe të fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e #25prill2021.
Verifikimi po vijon me QV-të e tjera.
Rrezultatet e verifikimit paszgjedhor 👉https://t.co/OMioJRjQk2 pic.twitter.com/i5ZGkNrN6o— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) October 21, 2021
Tre parti ndërkaq, pas rinumërimit, kanë rezultuar se kanë pasur në realitet më shumë vota nga sa janë pasqyruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Përkatësisht, Bindja Demokratike, katër të tilla. Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, dy dhe Partia Lëvizja për Ndryshim, një.
Përtej pasaktësive në rezultate, ndryshimet janë shumë të ulëta. Aq më tepër, për të përbërë ndryshim të rezultatit zgjedhor apo fituesit të zgjedhjeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës