Bayern Munich-u po kërkon të forcohet në linjën e mbrojtjes. Me Niklas Sule-n që akoma nuk ka rinovuar dhe Lucas Hernandez-in që ka probleme me drejtësinë, bavarezët mund të mbeten me Dayot Upamecano-n në qendër.
Sytë e gjermanëve dhe trajnerit, Julian Nagelsmann-it, janë hedhur nga Ligue 1. Talenti holandez i Lille-s, Sven Botman, shikohet si lojtari i duhur për të forcuar prapavijën e bavarezëve.
21-vjeçari kërkohet edhe nga Atletico Madrid-i. Ai është nën kontratë me Lille-n deri në vitin 2025. Bayern-i është gati të paguajë 30 milionë euro për ta sjellë në “Allian Arena” holandezin.
Botman-i është në sezonin e dytë te Lille. Në total është paraqitur në 59 ndeshje, duke qenë pjesë e pandarë e formacionit bazë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin