Sport

Zyrtare/ Lucas Hernandez do të burgoset, urdhëron Gjykata e Madrid-it


Më urdhër nga Gjykata e Madrid-it, Lucas Hernandez do të burgoset të paktën për një vit.

AS raporton se Lucas ka një periudhë prej dhjetë ditësh që të shfaqet në gjykatë.

Ai do të zgjedhë vet burgun dhe distriktin në të cilin do të qëndrojë.

Kjo çështje daton që nga viti 2017, më 3 shkurt, kur Lucas u arrestua pasi sulmoi gruan e tij Amelia de la Osa në mes të rrugës.

Të dy ishin dënuar për gjashtë muaj moslëvizje.

Përkundër kësaj, dyshja shkuan në muaj të mjaltit bashk dhe Lucas u arrestua pas kthimit nga Miami, për shkak se shkeli urdhërin e gjykatës.

Më vonë, gjykata shpalli vendimin se Lucas duhet të burgoset për një vit pas thyerjes se ligjit.

Avokati i tij u mundua që burgun ta zëvendësojë me shërbim ndaj komuniteti, por Gjykata e Madrid-it nuk pranoi.

Lucas duhet të jetë në Madrid brenda dhjetë ditësh dhe të zgjedhë burgun ku do qëndrojë.

Qëndron mundësi që Lucas të lirohet pas disa ditësh, nëse avokatët e Bayern Munich dhe Atletico Madrid-it ndërhyjnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore