Zinedine Zidane u rikthye tek Real Madrid në Mars të vitit 2019, në herën e dytë si kryesori në bankën e klubit mbretëror, ai ka fituar një La Liga dhe një Super kupë të spanjës, por si duket aventura e tij në krye të klubit madrilen po vjen drejt fundit.
Një burim shumë i afërt me klubin, Carlos Caprio, i cili është gazetar për Marca, ka lëshuar bombën e madhe në pasditen e sotme, sipas tij, Zidane do largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, dhe tani gjithçka është punë e kryer.
Ne garë për ta zëvëndësuar Zinedine Zidane do jenë Raul Gonzales, legjenda e klubit të Real Madrid dhe Julian Nagelsmann, trajneri i klubit RB Leipzig në Gjermani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtësia në Shqipëri bazohet edhe në besimin e publikut, thotë Pasztory
-
Dialogu mes gjyqtarëve, Sadushi: GJL ka mungesë të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështet kërkesën palestineze për anëtarësim
-
Kurti e transformoi politikën e jashtme të shtetit në një lojë të brendshme elektorale