Pas vonesave të mëdha të dorëzimit të vaksinave dhe diskutimeve midis prodhuesve farmaceutikë të vaksinave AstraZeneca dhe Komisionit Evropian (KE) situata po zhbolloket.
Brukeli zyrtar njoftoi më 31 janar se do të merrte 9 milionë doza vaksinash më shumë sesa pritej.
Më 1 janar Pfizer dhe BioNTech njoftuan se do të përshpejtonin dërgesat në Bashkimin Evropian (BE). Ata premtuan se do të jepnin 75 milionë doza shtesë gjatë tremujorit të dytë.
Agence France-Presse (AFP) ka raportuar më 31 janar, se 2.2 milionë njerëz kanë ndërruar jetë nga SARS-CoV-2 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019. Më shumë se 102 milionë raste janë diagnostikuar me COVID-19.
Presidentja i KE-së, Ursula Von der Leyen, tha se gjatë muajve shkurt dhe mars do hasnim një “fazë të vështirë” për furnizimin me vaksina.
Step forward on vaccines.@AstraZeneca will deliver 9 million additional doses in the first quarter (40 million in total) compared to last week’s offer & will start deliveries one week earlier than scheduled.
The company will also expand its manufacturing capacity in Europe.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 31, 2021
Von Der Leyen shkruan në Twitter se BE-ja vazhdon të synojë të vaksinojë 70% të të rriturve deri në “fund të verës”.
BE-ja ka autorizuar deri më tani tre laboratorë: BioNTech-Pfizer që nga 21 dhjetori 2020, Moderna-n që nga 6 janari 2021 dhe AstraZeneca-n që nga 29 janari.
AstraZeneca njoftoi më 31 janar, se do të rrisë shpërndarjen e vaksinave me 30% të sasisë, në tremujorin e parë. Në total BE ka porositur 600 milionë doza vaksina.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një i vdekur dhe mbi 60 raste me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë
-
BE autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatur për variantin COVID-19
-
Normat e interesit ka të ngjarë të bien në nivelet para COVID-it, parashikon FMN
-
Rrjedhja e laboratorit të Kinës ka të ngjarë të jetë burim i COVID, sipas drejtorit të FBI
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE