Lojtari i Borussia Monchengladbach-ut, Matthias Gnter, ka folur gjatë grumbullimit me Kombëtren e Gjermanisë për interesimin e Bayern Munich-ut.
Gjermani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në “Borussia-Park” dhe rinovimi duket shumë larg.
“Sigurisht që po mendoj për të. Kontrata ime përfundon vitin e ardhshëm”, tha Ginter-i në një intervistë për “Sport1”.
“Nga respekti për Gladbach-un, megjithatë, unë kurrë nuk kam folur për klube të tjera. Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ofertë nga Gladbach-u. Max Eberl (Drejtori sportiv i Gladbach-ut) e ka shpjeguar tashmë këtë”.
“Ne do të shohim se çfarë do të sjellin muajit e ardhshëm. Unë jam shumë i qetë. Nuk mund të presë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Si klubi ashtu dhe unë kemi nevojë për planifikim të sigurtë”, shtoi mbrojtësi.
Gladbach-u pagoi 17 milionë euro për të nënshkruar Ginter-in nga Borussia Dortmund-i në vitin 2017. Që nga ajo kohë, ai ka bërë 155 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asiste.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Australianët bëjnë thirrje për ligje më të ashpra për dhunën ndaj grave
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju