Sport

Bayern synojnë transferimin e Matthias Ginter


Bayern Munich po mendon të nënshkruajë me qendërmbrojtësin 27-vjeçar Matthias Ginter në një transferim falas verën e ardhshme, pasi të përfundojë kontrata e tij me Borussia Monchengladbach, sipas Sport Bild.

Por, duke u përballur me perspektivën për të humbur një tarifë transferimi, Gladbach mund të motivohet për të bërë një marrëveshje para afatit të së martës, megjithëse reprezentuesi gjerman nuk po nxiton të largohet nga skuadra këtë verë.

Ginter është një nga lojtarët më të rëndësishëm në anët e Borussia Monchengladbach, dhe vlera e tij sipas transfermarkt është rreth 30 milionë euro.

Bayern nuk kishin transferime të shumta në këtë merkato, por ardhja e Ginter do mund të ishte e rëndësishme për mbrojtjen bavareze.

Bayern kanë katër pikë deri më tani në bundesligë, pasi fituan ndeshjen e fundit përballë Koln dhe barazuan me pikërisht skuadrën e Ginter, Borussia Monchengladbach.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore