Liverpool-i ka arritur të marrë kreun e Premier League, por ka ngecur në një barazim 3-3 përballë Brentford-it.
Në ndeshjen e luajtur “Brentford Community Stadium”, për llogari të javës së gjashtë në Premier League, skuadrat kanë ndarë nga një pikë.
Golin e parë të takimit e shënoi Ethan Pinnock-u në minutën e 27. Vetëm katër minuta më vonë, Diogo Jota vendas barazpeshën, pasi shfrytëzon mirë asistin e Jordan Henderson-it.
Pjesa e parë nuk do të sillte ndryshim të rezultatit, me gjithë aksionet e shumta të të dy skuadrave.
Në pjesën e dytë, do të ishin miqtë që do të kalonin në avantazh. Mohamed Salah-u shënon në të 54 minutë. Goli i egjiptianit akordohet pasi rishikohet në VAR.
Nëntë minuta më vonë do të ishte, Vitaly Janelt-i, që do të sillte barazimin në “Brentford Community Stadium”. Por, katër minuta nga goli i gjermanit, Curtis Jones-i do të kalonte përsëri në avantazh Liverpool-in.
Një ndeshje dramatike, që do të vihej në barazpeshë përfundimtare nga goli i Yoane Wissa-s në të 82 minutë. Edhe në këtë rast, VAR ndërhyri dhe e cilësoi të saktë golin.
Gjithçka u mbyll në shifrat 3-3, me Liverpool-in që ngjitet në kyre të Premier League me 14 pikë. Një pikë më shumë se Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Everton-i. Brentford-i shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe në vendin e nëntë në renditje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’