Nice vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa humbje në këtë fillim sezoni në Ligue 1, derisa Monaco dështon të gjejë formën e saj.
Në ndeshjen e parë të ditës në Ligue 1, skuadrat ndanë pikët në një barazim të luftuar 2-2.
Monaco e nisi ndeshjen shumë mirë, duke e dominuar të gjithë pjesën e parë.
Dominimi i tyre u shpërblye në minutën e 40-të kur Aleksandr Golovin shënoi për 0-1.
Ashtu edhe u mbyll pjesa e parë, me Monaco-n që u duk se po i drejtohej fitores së dytë në ligë.
Por, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, me Nice-n që u duk krejtësisht një skuadër tjetër.
Ishte fillimisht Delort ai që barazoi për 1-1, vetëm shtatë minuta pas rikthimit të skuadrave në fushë.
Vendasit vazhduan dominimin dhe eventualisht gjetën edhe epërsinë.
Ishte Hicham Boudaoui ai që shënoi për 2-1 në minutën e 73-të.
Vetëm katër minuta më vonë, Ëissam Ben Yedder shndërroi në gol 11-metërshin duke barazuar shifrat në 1-1.
Në anën tjetër, edhe Nice kishte një penallti, por të cilën e shpërdoruan.
Ishte Amine Gouiri ai që gaboi nga pika e bardhë, duke ia mohuar tre pikët skuadrës së tij.
Nice ka 10 pikë, me tre fitore, dy barazime dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Kurse Monaco pas gjashtë ndeshjeve ka pesë, një fitore dhe dy barazime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë