Fantazisti i Dortmund-it, 18-vjeçari Jude Bellingham, është tashmë i kërkuar nga gjithë Evropa.
Senzacioni anglez, është në fokusin e gjithë skuadrave elitare të Premier League, por jo vetëm.
Ai tashmë është shndërruar në emër të përhershëm në formacionin startues të skuadrës gjermane, me performancat e tij që sa vijnë e bëhen më impersionuese.
Ëndrra e tij është Premier League, andaj edhe skuadrat ishullore kanë avantazhin para skuadrave tjera.
Dhe, nga këto skuadra, duket se në pole-position janë djajtë e kuq të Manchester United.
Bellingham kishte kaluar një periudhë të shkurtër te United para dy viteve, por ai vendosi që t’i bashkohet Dortmund-it për më shumë mundësi.
Puna që United kishin bërë gjatë testimit të Jude Bellingham i ka mbetur në mendje familjes së tij, që tani preferojnë një vend në Manchester.
Bellingham me shumë mundësi do të qëndrojë te Dortmundi deri në vitin 2023, por transferimi i tij mund të mbyllet këtë verë.
United synon që ta mbyllë transferimin në merkaton e ardhshme verore, e pastaj ta huazoj Jude-n te Dortmund-i dhe për një vit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com