Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka deklaruar të premten e 17 shtatorit se ai do të anulojë rregullat e vaksinimit kur të udhëtojë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme.
Bolsonaro është udhëheqësi i vetëm i G20 që publikisht pretendon se nuk është vaksinuar kundër një sëmundjeje që ka vrarë gati 600 mijë brazilianë. Ndërsa ka ngjallur dyshime të qytetarët një vendim për të vendosur një urdhër sekreti 100-vjeçar në të dhënat e tij të imunizimit..
Të enjten mbrëma Bolsonaro përsëriti vendimin e tij për të refuzuar një vaksinë pavarësisht se autoritetet shëndetësore në New York kanë thënë se delegatët duhet të tregojnë prova të vaksinimit nëse planifikojnë të hanë brenda ose të hyjnë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.
“Pse të vaksinohem?”. Kjo ka qenë deklarata e Presidentit të ekstremit të djathtë gjatë një transmetimi në internet, duke pretenduar se nivelet e antitrupave të tij ishin aq të larta sa ishte e panevojshme. Bolsonaro rezultoi pozitiv me COVID-19 në korrik 2020.
“Pasi të gjithë të jenë vaksinuar, unë do të vendos për të ardhmen time”, shtoi Bolsonaro.
Paraqitja e udhëheqësit brazilian në takimin e OKB-së duket e siguruar pasi Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres, pranoi se do të ishte e pamundur të mohohej qasja tek krerët e shteteve të pavaksinuar. Delegatëve nuk do t’u kërkohet të tregojnë prova të imunizimit para se të marrin pjesë në ngjarje, fjalën e hapjes së të cilit do ta japë Bolsonaro të martën.
Por vendimi i Bolsonaro-s për të hequr mandatet e vaksinës së kryebashkiakut Bill de Blasio ka ndezur kritika të brendshme dhe nuk ka gjasa të ndihmojë udhëheqësin brazilian në përpjekjen e tij të raportuar për të fituar botën në asamblenë e javës së ardhshme.
Disa raporte sugjerojnë se Bolsonaro planifikon të japë një ton më të butë këtë vit, si pjesë e përpjekjeve për të ndrequr marrëdhëniet me presidentin amerikan Joe Biden, dhe për të qetësuar botën përpara samitit të klimës “Cop26” në nëntor.
Një raport nga “CNN Brasil”, mbulimi i të cilit shpesh është simpatik për presidentin e Brazilit, pohoi se Bolsonaro planifikoi të mbante një fjalim “pro-Biden” duke marrë tema të tilla si ndryshimi i klimës, zhvillimi i qëndrueshëm dhe lufta kundër shpyllëzimit.
Ekspertët dyshojnë se një ndryshim i tillë retorik do të bindë komunitetin ndërkombëtar duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar ndaj mjedisit që kur Bolsonaro mori detyrën në janar të vitit 2019.
Bolsonaro dhe kriza e pushtetit të tij
Bolsonaro, i cili po përballet me rënie të madhe të popullaritetit, thotë se ai sheh tre alternativa për të ardhmen e tij: burgun, vdekjen ose fitimin e zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
Bolsonaro prej javësh ka vënë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil.
Kritikët shprehen se kjo është një fushatë e ngjashme me atë të ish-presidentit amerikan Donald Trump për të ngjallur dyshime në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 në mënyrë që të kundërshtojnë rezultatet.
Bolsonaro është pas presidentit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, në shumicën e sondazheve.
Kriza më e madhe politike që prej marrjes së detyrës në janar të vitit 2019 ka ardhur pasi krerët e ushtrisë, marinës dhe forcës ajrore u larguan.
Popullariteti i tij ka rënë për shkak të neglizhencës dhe keqmenaxhimit të situatës së COVID-19.
Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, i cili erdhi në pushtet dy vjet më parë, ka kundërshtuar vazhdimisht masat e karantinës, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë coronavirus-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
-
Ben Jelloun: “Nuk është një revoltë anti-hebreje”
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak