Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takim me një grup prodhuesish fasonë të veshjeve dhe këpucëve nga Shoqata e Fasonëve të Shqipërisë.
Në një postim në facebook, kryedemokrati është shprehur se “sipërmarrjen fasone, punëdhënësin dhe mijëra shqiptarë i kanë rrënuar taksat e larta, kostot e rritura të çmimit energjisë dhe karburanteve”.
“Janë lodhur nga zvarritjet në rimbursimin e TVSH-së, nga inspektorët çdo ditë në derë dhe nga burokracitë penguese. Nuk ka mjaftuar kjo, por edhe taksat vendore u janë më shumë se dyfishuar”.
Basha u shpreh gjithashtu se në bisedë më sipërmarrësit janë shprehur se kanë humbur 15 mijë vende pune vetëm në kompanitë e kësaj shoqate.
“Një pjesë e madhe prej tyre mendojnë sot shitjen e biznesit si rrugëdalje, sepse pandemia i ka gjetur pa përkrahje nga qeveria, ndryshe nga kolegët e tyre në vendet fqinje. Shumë fasonë shqiptarë nuk do të prodhojnë në muajt e ardhshëm”.
Ai shtoi se ka prezantuar para tyre angazhimin ekonomik të programit Partisë Demokratike, për të nxjerrë “ekonominë nga kolapsi”.
“ Nuk është një listë premtimesh boshe, por një platformë shpëtimi dhe rimëkëmbjeje, sepse e kemi shkruar bashkë me sipërmarrësit, mes tyre edhe fasonët”.
Në postimin e tij, Basha listoi disa nga veprimet ekonomike që kanë krijuar impakt pozitiv tek bizneset shqiptare.
“Taksa e sheshtë 9%, anulimi i taksës Rama 240 lekë/l karburant, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e normës së kontributit për sigurimet shoqërore i kanë entuziazmuar bizneset shqiptare. Më shumë para do të mbeten në llogaritë e tyre për të investuar dhe rritur biznesin”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare