Banka Qendrore e Rusisë ka rritur normat e interesit për të pestën herë radhazi. Në një deklaratë për mediat, ajo bëri me dije se norma mund të rritet edhe më tej.
Kjo për të frenuar rritjen e çmimeve dhe kostot e ushqimit që po shtyjnë inflacionin në shumë tregje.
Norma e interesit u rrit me 6.75%, duke u kthyer kështu në një nga çështjet kryesore përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.
Kjo rritje është një nga më të mëdhatë që nga kriza financiare e vendit në vitin 2014.
“Banka e Rusisë nuk përjashton mundësinë e një rritjeje të mëtejshme të normave në takimet e saj të ardhshme”, tha guvernatorja e bankës, Elvira Nabiullina, në një konferencë shtypi.
Nabiullina shtoi se rritja e inflacionit do të thoshte se çdo ulje e normave ishte “krejtësisht e parakohshme.
Ekonomia e Rusisë u kthye në nivelet para-pandemike në tremujorin e dytë të këtij viti.
Në arsyetimin e saj guvernatorja theksoi se për këtë ka pasur një ndikim të rëndësishëm, kërkesa e cila filloi të tejkalonte furnizimet.
“Kur nuk ka fuqi punëtore të mjaftueshme, stimulimi i kërkesës përmes politikës fiskale nuk mund të rrisë prodhimin ose konsumin”, tha ajo.
Christine Lagarde, shefja e Bankës Qendrore Evropiane, paralajmëroi gjithashtu se kjo mund të ndikojnë në inflacionin e eurozonës.
Javën e kaluar, banka madje sugjeroi që inflacioni mund të çojë në një kolaps global të ngjashëm me krizën financiare të vitit 2008.
Kjo pasi normat më të larta të interesit i shtynë investitorët të investojnë në aktivitete të rrezikshme, veçanërisht ato të tregjeve në zhvillim me nivele të larta të borxhit të huaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave