Përfaqësuesi ligjor i Levizjes Vetëvendosja (LVV), Berim Sallahu, deklaroi se pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), do t’i drejtohen Gjykatës Supreme.
Sallahu, e cilësoi vendimin e PZAP-së, si antikushtetues.
Ankesa e LVV-së, kishte të bënte me mos certifikimin e pesë kandidatëve, përfshirë dhe Albin Kurtin, në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, nuk i certifikoi këta kandidatë, pasi nuk ishin në përputhje me nenin 29, gërma “q”, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Pas kësaj ankese, PZAP-ja, nxori vendimin të marten, duke aprovuar vendimin e KQZ-së, për të mos garuar në zgjedhje, këta kandidatë.
Sipas Ligjit të Kosovës, pas vendimit të PZAP-së, kandidatët mund të ankohen benda 24 orëve në Gjykatën Supreme. Pas kësaj, Supremja brenda tre ditësh ka afat për të nxjerrë vendimin e saj.
Ky proces pritet të mbyllet brenda 31 janarit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com