Inter ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e mbrojtësit holandez të PSV Eindhoven, Denzel Dumfries.
Kështu raporton Sky Sport Italia.
Dumfries arrin te Inter-i si zëvendësues i marokienit Achraf Hakimi, që në fillim të kësaj merkato u largua për shifrën e 60 milionë eurove.
Denzel Dumfries ishte një ndër futbollistët më të mirë të Holandës në EURO 2020, duke shënuar dy gola, dhe duke dhuruar dy asistime.
Inzaghi është shumë i kënaqur me transferimin e Dumfries, që e konsideron si një futbollist kyç për formacionin e tij.
Inter tani do të kthejë fokusin te sulmi, me Lukaku-n që është drejtuar te Chelsea.
Zikaltrit janë në ndjekje të dy futbollistëve brenda Serie A-së.
Bëhet fjalë për Angel Correa të Lazio-s dhe Duvan Zapata të Atalanta-s.
Kampionët e Italisë synojnë që t’i mbyllin këto transferime para fillimit të sezonit, në mënyrë që të fillojnë mbrojtjen e titullit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com