Diego Costa është në bisedime për të nënshkruar me klubin brazilian Atletico Mineiro, sipas mediave në Brazil.
Ish-sulmuesi i Chelseat ka qenë pa ekip që nga përfundimi i kontratës me Atletico Madrid në dhjetor të vitit 2020 pavarësisht se kishte hyrë në bisedime me Benfica, Besiktas dhe Palmeiras.
Costa, 32 vjeç, thuhet se ka zvogëluar kërkesat e tij financiare në mënyrë që të lehtësojë negociatat me Atletico Mineiro.
Ish-reprezentuesi spanjoll, i cili ka shënuar më shumë se 200 gola në karrierën e tij, është i etur për të ndihmuar skudrën për të fituar Copa Libertadores.
Gjatë karrierës së tij, Diego Costa ka fituar shtatë trofe me Atletico Madridin dhe tre trofe të tjerë me ekipin e Chelsea-t.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’