Me një status – që ripublikon atë të homologut bullgar – Svetlan Stoev, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani falenderoi shtetin bullgar për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë në luftimin e zjarreve në të gjithë vendin.
Zyrtari maqedonas shtoi në deklaratën e tij se “përpjekjet kurajoze bullgare vlerësohen shumë”.
Thank you @SvetlanStoev for 🇧🇬 solidarity & assistance provided to 🇲🇰 in combating the fires around the country. Your valiant efforts are much valued. https://t.co/OsKtWiQdw1
— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 6, 2021
Ndërkaq, në statusin e ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev, bashkangjitur dy fotove që tregojnë situatën aktuale të zjarreve në Maqedoninë e Veriut, zyrtari përcolli dhe mesazhe solidariteti.
“Bullgaria qëndron në solidaritet me fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor në luftën reciproke kundër kësaj katastrofe zjarri që na prek të gjithëve dhe po na merr jetë”, thekson Stoev në fjalën e tij.
1/1 Bulgaria stands with solidarity with our neighbors on the #WesternBalkans in the mutual fight against this fire disaster affecting us all & taking lives. pic.twitter.com/VrzzqMgZaC
— Svetlan Stoev (@SvetlanStoev) August 5, 2021
Zyrtari i jashtëm bullgar shtoi se “mendimet tona janë me të afërmit e viktimave, si dhe me zjarrfikësit, personelin ushtarak dhe vullnetarët civilë që punojnë pa u lodhur për të zgjidhur krizën”.
Në dritën e mosmarrëshjeve mes vendeve lidhur me bllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut nga vetoja bullgare, ky moment shërben për të “shkrirë” disi akujt diplomatikë mes palëve.
Situata në Maqedoni
Më herët, qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditët e ardhshme, për shkak të situatës me zjarret.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i MV-së, Artan Grubi.
Grubi, gjatë deklaratës së tij, tha se ai drejtoi seancën e Qeverisë, në të cilën u pranua propozimi i Komitetit Drejtues për shpalljen e një gjendje krize në të gjithë vendin.
Ai theksoi se, edhe vendet e tjera në Evropë në këtë periudhë po përballen me zjarre për shkak të temperaturave të larta.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara më 4 gusht nga drejtori i QMK -së, Stojançe Angellov, në vend janë 10 zjarre aktive, ndërsa situata më serioze është në Komunën Brodit, si dhe në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës.
Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion – vetëqeverisjet lokale, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), ushtria, policia dhe qytetarët.
Ndihmë mbërriti edhe nga fqinjët, Serbia dhe Bullgaria, kurse sot priten përforcime nga Sllovenia – 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’