Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, të hënën, më anë të një shkresë, duke shprehur shqetësimin e saj për mos furnizimin e makinave, kamionëve dhe mjeteve transportuese me targa të reja.
OAK, shprehet se kjo po i rëndon dhe i dëmton bizneset vendore. Prandaj ata kërkuan që të ofrohet një zgjidhje për bizneset.
“Bizneset vazhdimisht janë duke u ankuar për mos pajisjen e mjeteve transportuese me targa, edhe pse ato po obligohen t’i kthejnë tabelat e vjetra që janë me KS, mirëpo nuk po furnizohen me të reja”.
Sipas OAK, bizneset vazhdojnë me sigurimin e automjeteve, duke i kthyer tabelat me KS, pasi nuk po furnizohen me tabela të reja RKS. Dhe kjo si pasojë, nuk i lejon mjetet të dalin jashtë kufinjve të Kosovës.
Sektori i transportuesve, ka një kohë të gjatë, që po përballet me disa sfida, të cilat rrjedhin nga mos anëtarësimi i Kosovës në Konventën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave (TIR). Përballja me mungesën e targave vetëm se e rëndon funksionimin e tyre dhe të qenit konkurrues në treg.
E gjitha kjo është një pengesë e madhe ndaj bizneseve vendore për të qarkulluar jashtë vendit. Prandaj OAK, kërkon që të ketë një zgjidhje të këtij problem, i cili është prezent dhe barrë e rëndë për bizneset, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
OAK-u, është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve. Ky grup ka vënë re ngecje të madhe në fushën e të bërit biznes. Prandaj janë bashkuar për t’i dhënë shtytje pozitive fushës më të rëndësishme në vend. Synimi kryesor i tyre është rritja e ekonomisë së vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti pranon se raporti i DASH-it ka kritika për Qeverinë, çuditet pse s’u cituan “Freedom House” e “Transparency International”
-
Këshilli i Evropës, Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën
-
Szunyog: Rruga evropiane e Kosovës varet nga dialogu
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro