Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi klimën e investimeve në Shqipëri përgjatë vitit 2020, duke shfaqur një qasje pozitive mbi bazën ligjore dhe të favorshme për investimet e huaja dhe duke projektuar një rritje ekonomike optimiste prej 8% në vitin 2021.
Sipas raportit, për shkak të krizës së vitit 2020, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 5%. Kjo, për dy arsye kryesore. E para, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Më pas për shkak të pandemisë së krijuar nga COVID-19.
Shqipëria qëndroi për rreth tre muaj në mbyllje të plotë nga COVID-19. Vetëm lehtësimi i situatës gjatë verës së vitit 2020 solli përmirësim ekonomik, pasi u rihapën bizneset.
Ndërsa në 2020-ën u shënua një rënie e PPB-së prej 5%-ësh, 2021-shi – edhe për shkak të lehtësimeve nga COVID-19 – pritet të sjellë rritje ekonomike me 8%.
Një shifër e tillë vjen si një vlerësim i rihapjes thuajse tërësore të ekonomisë dhe turizmit të hapur në këtë vit. Kjo pritshmëri tejkalon edhe atë prej 5%-ësh që është deklaruar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri gjatë kursit të vitit.
Një shtysë më tej do të jenë edhe investimet e huaja. Ndër to, më të rëndësishmet që përmenden janë në sektorin e energjisë, industrisë. Po ashtu, atë bankar si edhe telekomunikim dhe pasuri të paluajtshme.
Investitorët kryesorë në Shqipëri mbeten zviceranët, holandezët dhe kanadezët. Rritje shënojnë investimet turke, austriake dhe greke.
Për sa i përket klimës, kuadri ligjor në raport, paraqitet si avantazhues për të huajt. Kjo edhe falë kalimit të veprimeve administrative online tashmë, ku 65% e tyre mbulohen nga portali e-Albania.
Por, ajo që përmendet më tej, është edhe fakti se të huajt, e perceptojnë Shqipërinë si vend i vështirë për të investuar. Ndër elementët kryesorë, është korrupsioni – sidomos ai gjyqësor – që i step investitorët. Kështu theksohet në raport.
Partneriteti Publik Privat është i mirë, por zvogëlon mundësitë për konkurencë të lirë. Këtu, futen edhe investitorët e huaj. Problemi me pronat është një aspekt negativ që përmendet në raport.
Mirëpo, reformat e ndërmarra së fundmi, japin shpresë për një klimë akoma më të avantazhuar biznesi në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës