Përballje

Franca befason SHBA-të


Franca kanë befasuar përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll duke fituar ndeshjen me rezultat 83:76.

Francezët ishin më të motivuar duke dhënë gjithçka në fushë, për të mposhtur amerikanët.

SHBA-të nuk arritën të mbroheshin përballë francezëve, ku më problematikët në anët e tyre ishin lojtarët e NBA, Evan Fournier me 28 pikë dhe tre herë mbrojtësi më i mirë i NBA, Rudy Gobert me 14 pikë e 9 kërcime.

Ndeshja ishte e baraspeshuar gjatë gjithë kohës, por dy trepikësha të Fournier dhe Nicolas Batum bënë diferencën në minutat e fundit,

Më të mirët te amerikanët ishin Jrue Holiday me 18 piikë e 7 kërcime dhe Bam Adebayo me 12 pikë e 10 kërcime.

Ekipi i SHBA-ve nuk ishin në ditën e tyre më të mirë pasi kishin efikasitet shumë të dobët nga gjuajtjet e tyre.

Franca dhe Cekia ndodhen në pozitën e parë dhe të dytë me nga dy pikë, ndërsa SHBA-të ndodhen në vendin e fundit në Grupin A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore